Negociatat, Gjermania thirrje vendeve të BE-së: T’i qëndrojmë premtimit tonë

16 May 2022, 14:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Negociatat, Gjermania thirrje vendeve të BE-së: T’i
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë sot, përveç agresionit rus në Ukrainë - edhe çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Në një dokument të përgatitur për diskutimet e së hënës thuhet se agresioni i Rusisë ka krijuar ndryshime domethënëse në rreshtimet gjeo-politike.

“Më shumë se kurrë ka pritje që Ballkani Perëndimor t’iu përkushtohet vlerave evropiane si vende anëtare në të ardhmen. BE duhet t’i rreshtojë partnerët e saj rreth mbrojtjes së vlerave të përbashkëta dhe normave kyçe ndërkombëtare, dhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë si shkelje të rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe rrezik për paqen dhe sigurinë globale”, është thënë në këtë dokument jozyrtar.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në një deklaratë për mediat, është shprehur e prerë se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet tu hapen negociatat, pra të fillojë tryeza e parë ndërqeveritare e cila pengohet nga vetoja Bullgare ndaj RMV. Nga ana tjetër, Baerbock duke patur parasysh luftën në Ukrainë thekson se:

‘‘Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt #BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe çështje gjeopolitike. Duhet t’i qëndrojmë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.


Video