“U braktis nga strukturat, kishte njerëz të PS”, Salianji i përgjigjet Berishës: Në takimin e Durrësit ishin 500 demokratë, mes tyre edhe drejtuesit lokalë

5 Dhjetor 2025, 20:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha dhe Salianji

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha i cili deklaroi dje se takimi në Durrës ishte agjendë personale e Ervin Salianjit dhe disa ish-kandidatëve për deputetë në listat e hapura në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Berisha tha se strukturat zyrtare të PD-së në Durrës e braktisën atë dhe insinuoi më tej kur shtoi se në takimin e Salianjit kishin marrë pjesë edhe njerëz që kishin punuar për PS.

Por Ervin Salianji deklaroi se në takimin e së mërkurës me degën e PD në Durrës, ishin rreth 500 veta dhe mes tyre edhe drejtuesit e degës lokale.

“Ishin 500 njerëz dje në takim, në Durrës, ishte struktura e PD. Ishte kryetari i degës, 2 nënkryetarët, sekretari i degës. Më të votuarit e primareve, ishte Ilir Alimehmeti, Ndrec Pjetri, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu. Shkova për të zgjuar dhe për të ripërtërirë PD-në.

Takimi në Durrës ka qenë me strukturën e PD, janë të zgjedhur me votë. Ishte Dritan Burgia, Luan Hoti, Pëllumb Berisha ish-deputet, ishte 80% e grupseksioneve dhe seksioneve.

Kryetari sot aty është i komanduar, nuk kam paragjykime, por janë edhe këta që kanë marrë vota dreqi e mori.

Prandaj shkon PD në këtë numër votash…ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe nuk kanë përfituar asgjë. PD duhet të formatohet duke vlerësuar ata që kanë kontribute dhe kanë marrë vota. Unë do dëgjoj çdo shqetësim. Ia kam thënë Berishës dhe thotë do ndryshojmë, do gjejmë zgjidhje. Sa kam folur në çdo mbledhje të Kryesisë. U bë markë pse u takuan në kafe këta”, tha Salianji mbrëmë në një intervistë televizive.

 

 

 


Video