Dosja META-KRYEMADHI/ Shtyhet seanca paraprake, zbulohet DATA e gjyqit të radhës!

5 Dhjetor 2025, 15:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Monika Kryemadhi

Është shtyrë për në datën 22 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin, Ilir Meta.

Kreu i PL-së dhe Monika Kryemadhi morën pjesë në seancë, po ashtu ishte edhe Ema Coku.

Meta ka kërkuar të njihet me fashikullin e hetimit.

“Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet”, mësohet të ketë thënë Meta.

Në hyrje të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat u shpreh se: “Duhet të kuptoni diçka, kjo gjykatë o do i kthehet ligjshmërisë, ose ne nuk i ndahemi, kjo është e gjithë historia, do t’i kthehet ligjshmërisë”.

 


Video