Tre sekretariatet dhe tre drejtuesit e rinj të socialistëve

9 April 2022, 16:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre sekretariatet dhe tre drejtuesit e rinj të socialistëve

Ndryshimet e reja në statutin e Partisë Socialiste sjellin edhe struktura dhe emra të rinj në krye të këtyre strukturave.

Sipas propozimeve të bëra në Kongresin e socialistëve, ngrihet Sekretariati për Çështjet Ligjore e Zgjedhore, ai për Organizimin dhe ai për Emigracionin.

Eridian Salianji do të drejtojë sekretariatin e parë, Blerina Gjylameti do të jetë Sekretare për Organizimin dhe Laert Duraj për emigracionin.

Gjatë fjalës së tij në Kongres, Kryeministri Edi Rama kërkoi nga deputetët dhe drejtuesit vendorë të partisë që të dëgjojnë më shumë bazën.

“Ne duhet ta përçojmë në forume çdo kritikë që na bëhet nëpër kafene”, tha Edi Rama.


Video