Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ishte konceptuar si kongres i kritikave dhe kritikat e para ndaj strukturave të partisë i shprehu vetë kryesocialisti Edi Rama.
“Ne kemi deputetë që shkojnë në bazë më rrallë se drejtuesit e qarkut. Duhet të pyesim anëtarësinë në lidhje për punën e drejtuesve të bashkive, për drejtuesit vendorë. Duhet të pyesim çdo anëtarë, për të mos folur që duhet të shkojmë përtej anëtarëve, por ta nisim njëherë me anëtarësinë”, tha ai.
Rama u shpreh se shembulli që duhet ndjekur është këshillimi kombëtar.
“Duhet ta bëjmë këshillimin kombëtar pjesë të partisë. Të dëgjojmë kritikat e kafeneve dhe t’i shtrojmë në forumet e partisë”, shtoi ai.