"Ky i gjati nuk të mban të lëshon", Rama flet për zyrtarët socialist të arrestuar

9 April 2022, 14:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ky i gjati nuk të mban të lëshon", Rama flet për
Në foto: Kryeministri Edi Rama, 2 ish ministrat Tahiri dhe Lefter Koka

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimet e fundit në vend, si dhe iu është përgjigjur akuzave për faktin se duhej të merrte përsipër fajin.

“Përgjegjësia është individuale”, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke e përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, teksa dy ish-ministra dhe një deputet i kësaj force politike janë pas hekurave. Në fjalimin e tij përpara delegatëve, kreu i socialistëve tha se PS nuk do të bëhet mburojë dhe zyrë avokatie.

“Ky është lajmi. Më thonë; a je ti përgjegjës? pse e zgjodhe këtë apo atë. A thua se në rrugëtimin kësaj jete, fajin e ka se kush e shkel besimin e marrë. E kam thënë një mijë herë, përgjegjësia për shkeljen e ligjit është individuale jo kolektive. Një kryeministër, e një ministër, një familje politike s’mban përgjegjësi kur një zyrtar e humbet pinin. Mbajmë përgjegjësi për rolin që luajmë, këtë përgjegjësi mban PS. Ku e mban? Thonë që ky i gjati të lëshon, nuk të mban. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e  përbashkëta.

I vë gjoksin, fytyrën, zërin, dhe i dal unë përpara kur është fjala për punë. Por unë jo vetëm që nuk mbroj asnjërin që besimin e marrë nga zgjedhësit e përdor për ti ngrënë pas shpine edhe zgjedhësit, edhe familjen politike edhe mua. Borxhin nuk ia kam askujt kur i merr koka erë, por kësaj familje dhe këtij populli. Pikërisht se jam edhe u gjatë si mund ti mbroj që më vënë përpara ca të vegjëlve me mikrofona dhe më kërkojnë llogari, për çfarë; për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni dhe se kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit. Në sharrë shkoni sic dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata të tjerët atje”, u shpreh Rama.

 


Video