'Traun e turpit do ta heq'/ Berisha premton heqjen e taksës së Kastratit në Rrugën e Kombit

24 September 2022, 12:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Traun e turpit do ta heq'/ Berisha premton heqjen e taksës
Sali Berisha

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se kur të vijë në pushtet do të heq truan e tunelit të Kalimashit.

Sipas tij ai është trau i “turpit” dhe do të jetë një nga vendimet e para që do të qeveria e re do të ndërmarrë. Ai ka shtuar se trau u vendos dhe për këtë vendim grupi parlamentar shkoi me çadra për t’u bindur Ramës.

“Do hiqet taksa e rrugës së Kombit. Pasi erdhi në pushtet Rama vendosi truan antikombëtar. Heqja e taksës dhe truat do hiqen muajt e parë të qeverisë tonë,” u shpreh ai.

 


Video