Basha mendon rikthimin në krye të PD? Takim me bashkëshorten dhe gratë demokrate (FOTO)

23 September 2022, 17:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha mendon rikthimin në krye të PD? Takim me bashkëshorten dhe
Takimi

Prej dhënies së dorëheqjes më 21 Mars nga posti i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është shfaqur më publikisht në media, por herë pas here ka zhvilluar takime të vogla me demokratët duke lënë dyshime se ai e mendon sërish rikthimin në krye të partisë.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe mbrëmjen e djeshme, ku Lulzim Basha ka darkuar në një prej lokaleve të kryeqytetit me disa gra demokrate të Tiranës. E pranishme në atë takim ka qenë dhe bashkëshortja e Bashës, Aurela.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, gratë që ka mbledhur Basha për darkë mbrëmjen e djeshme, kanë qenë brenda selisë blu më 8 Janar, ditën kur nodhi përplasja e dhunshme mes dy kampeve të PD-së.

Ish-kreu i PD-së dhe deputeti demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim pune me gratë që ishin të pranishme në selinë e PD më 8 janar.

Lajmin e konfirmon në Facebook një prej anëtareve dhe aktivisteve të PD-së, Drita A. Lamaj, e cila ka shpërndarë edhe foto nga takimi.

“Sot në një takim të ngrohtë, të grave të cilat ishin brenda në selinë qendrore Partia Demokratike e Shqipërisë në dt. 8 Janar 2022 dhe kryetarin Lulzim Basha.



Video