Mbyllja e shkollës 'Mehmet Akif', Rama: Bombardim me lajme të rreme

23 September 2022, 14:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbyllja e shkollës 'Mehmet Akif', Rama: Bombardim me lajme

Kryeministri Edi Rama është i vendosur; kolegji turk “Mehmet Akif” nuk do të rihapet. Pas protestës dhe reagimeve nga opozita, Rama reagoi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë hodhi poshtë aludimet se pas vendimit qëndron Erdogan. Sipas tij, licenca u hoq për shkak se kolegji nuk plotësonte standardet.

Reagimi i plote i kryeministrit Rama:

Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.

Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.


Video