'Mori 200 mijë lekë'/ Shehu: E turpshme, si dikur kur goditeshin "grupet armiqësore" të mjekëve

24 September 2022, 09:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Mori 200 mijë lekë'/ Shehu: E turpshme, si dikur kur

Deputeti i Partisë Demokratike ka dënuar aksionin e djeshëm të policisë ku kanë rënë në pranga 2 mjekë dhe një infermiere për korrupsion.

Në një postim në Facebook Shehu shkruan se aksioni mund të quhet një skenar terrorizues dhe një veprim plot urrejtje ndaj mjekut dhe personelit të spitalit. 

"Si dikur, kur goditeshin ne publik “grupet armiqesore” te intelektualeve, mjekeve, ingjiniereve, artisteve etj, per te mashtruar e nenshtruar nje popull. E turpeshme ajo qe ndodhi dje ne ate spital ndaj nje mjeku ne detyre, kur ka shume menyra te tjera te pershtateshme e demokratike per te vepruar ne raste shkelje te ligjit", shkruan Shehu.


Video