Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur ndryshe një bashkëbisedim me qytetarët, ku ka zgjedhur që të komunikojë online. Ai iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve përmes platformave online.
Berisha komentoi protestat që pati paralajmëruar se do zhvillohen në shtator. Berisha tha se me qeverisjen e Edi Ramës, shtresa e varfër është më e dëmtuara dhe se shumë shpejt do të nisin sërish protestat.
“Mënyra më intensive e komunikimit tim me ju, ka qenë përmes rrjeteve sociale. Sa i përket protestave, e vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit e të varfërit po bëhen më të varfër. Rama votën nuk e pranon dhe i gjithë ky zhvillim dramatik, përmbysje në shtresat e shoqërisë ka një shkak themelor dhunimin e votën prej tij.
Protestat janë rruga për të cilën është përcaktuar fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të nisin shumë shpejt. Janë shtyrë, por edhe shtyrja bëhe për shumë aspekte e padurueshme. Grevat e protesta do të jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri shpresën e votën e lirë për të dalë nga regjimi totalitar”, tha Berisha, duke iu përgjigjur pyetjes së një qyteari.
Lidhur me situatën në selinë blu, Berisha deklaroi se hapja e partisë po ndodh dhe nënvizoi fillimin e primareve për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Edhe vetë primaret janë një procedurë për hapjen e partisë. Qytetarë të parë të bashkive do të kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata që e ndjejnë se kanë një projekt. Hapja ka nisur dhe do të realizohet”, deklaroi Berisha.