Tensione në protestën e Lapajt, përplasje me policinë! Hidhet miell drejt Kryeministrisë (VIDEO)

17 Janar 2026, 20:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensione në protestën e Lapajt

Në mbyllje të protestës të thirrur nga kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Mbështetësit e Lapajt fillimisht kanë hedhur miell para Kryeministrisë dhe ndaj Policisë, për të simbolizuar se pushteti i kryeministrit Edi Rama është i kapur nga droga.

Më pas ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe Policisë, ku nuk kanë munguar as shoqërimet e demonstruesve në Komisariat.

Lapaj tha se mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolikë për drogën dhe kartelet që mbështet qeveria dhe që Shqipëria u penalizua duke u futur në mes të 75 vendeve që iu anuluan vizat e emigrimit, punësimit dhe lotaria amerikane.

“Ai drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend. Ai njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët.

Rama e ka humbur betejën me atë që është e vërteta. Ai mund të përdorë policinë, pushtetin, njerëzit e dinë që ai po udhëheq me një bandë hajdutësh që ka lënë spitalet pa ilaçe.

E ka blinduar kryeministrinë, por asnjë lule s’u prek. Mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolike, droga që e ka përfshirë këtë vend. Ne nuk e meritojmë”, tha Adriatik Lapaj

 


Video