Berisha: PD nuk merr pushtet me dhunë

17 Janar 2026, 17:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u tha ndjekësve të tij në rrjetet sociale se PD nuk merr pushtet me dhunë.

Sipas tij, një kryengritje e zgjatur, paqësore është jetike dhe vendimtare për fatin e Shqipërisë.

Kur u pyet nëse do të marrë pjesë në ndryshimet kushtetuese, Berisha tha se me Edi Ramën nuk ka asnjë kompromis.

Berisha deklaroi se është i hapur dhe i mirëpret pa kushte partitë e reja që duan të bashkohen me opozitën në luftën kundër qeverisë së Edi Ramës.

Kryedemokrati premtoi se me rikthimin në pushtet do të auditojë 67 miliardë euro që, sipas tij, kjo qeveri ka shpërdoruar dhe vjedhur në 12 vite.

Ftoi diasporën që të organizojë protesta të fuqishme para ambasadave shqiptare.

Berisha tha se Rama ka porositur hakerimin e kompjuterëve të SPAK-ut për t’i pasur ata në kontroll të plotë.

Berisha këshilloi qytetarët që të mos bien viktimë e propagandës së Edi Ramës se nuk ka alternativë ndaj tij.

 

 


Video