Spiropali reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia

19 September 2025, 22:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spiropali reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të
Elisa Spiropali

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë. Spiropali shpreh shqetësimin për këtë akt, ndërsa solidarizohet me Estoninë.

Në fund, thekson se NATO mbetet e bashkuar ndaj Rusisë.

“Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë. NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, shkruan Spiropali.

 

Spiropali reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të

 


Video