Spartak Ngjela bën deklaratën e "fortë": Maqedonia është drejt shpërbërjes

22 June 2022, 14:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spartak Ngjela bën deklaratën e "fortë": Maqedonia
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar situatën ku ndodhet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të vetos bullgare në procesin e integrimit të dy shteteve në BE.

Në një deklaratë të fortë për News 24, Ngjela tha se “fakti që jemi përballë një situate të tillë që deri këtu jemi te fakti unë them që jemi para shpërbërjes së Maqedonisë”.

"Fakti që kjo pikëpyetje mban brenda shumë opsione, unë marr opsionin që do shpërbëhet Maqedonia. Pse? Se nuk fiton dot Shqipëria. Pse nuk shkëputet Shqipëria nga Maqedonia, çfarë i lidh këta me një barazi politike apo gjeopolitike? Ku qëndron bashkimi i këtyre? Maqedonia është drejt shpërbërjes", tha Ngjela.


Video