Ish-sekretari për pushtetin vendor në PD në kohën e Bashës, Roland Bejko ka deklaruar se maxhoranca ka si qëllim të reduktojë numrin e bashkive në vendin tonë dhe kjo sipas tij, tregohet qartë nga takimi i fundit i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët.
Sipas Bejkos, ky takim ishte një strategji e Ramës që ta përdorë për zvogëlimin e numrit të bashkive, duke iu thënë se kanë falimentuar dhe nuk sigurojnë dot të ardhura e për rrjedhojë do të shkojë në zhdukjen e tyre, për të pasur në total rreth 34 bashki.
“Takimin që bëri Rama me krerët bashkive e lexova si një mesazh që se Rama e ka marrë vendimin. I nxori të falimentuara sa këto do i nxjerrim skarco dhe do i reduktojë, me idenë që nuk funksionojnë se nuk sigurojnë të ardhura. Rama thotë se kanë humbur qëllimin që janë krijuar se pushteti vendor është krijuar për vetëqeverisje. 4 vite ishin të mjaftueshme ti orientonte. Iu thotë borxhet që keni akumuluar, tregojnë qëllimin e Ramës për të marrë pushtet nga qeveria lokale, jo tek të gjitha bashkitë. Rama kërkon ti zhdukë. Zgjidhja do e bëjë edhe më keq gjendjen”, tha Bejko në Report tv.
Bejko është ndalur edhe në problemet e reformës territoriale, ku sipas tij ka dështuar sepse pushteti vendor kontrollohet totalisht nga pushteti qendror, shërbimet e qytetarëve kanë shkuar më larg. Sipas tij, nuk duhet rishikuar vetë harta, por edhe të gjitha kompetencat që ka pushteti vendor.
“A e kanë kryer rolin dhe misionin e tyre si përfaqësues politik të qytetarëve? Pjesa më e madhe jo. Qytetarët e kishin shumë larg pushtetin. Demokracia lokale, ky është gabimi si u themeluar reforma territoriale. Iu vu theksi ofrimeve të shërbimeve. Dështoi se dështoi demokracia vendore. Ekspertët PS dhe LSI i mëshuan faktit që të krijonin efikasitet qeverisjes lokale me zhvillim ekonomik, për të bërë decentralizim fiskal. Pushteti vendor është i kontrolluar. Mbledhja e fundit. Si ju drejtua Rama kryebashkiakëve është no sens, se janë pushtete të ndara. Iu ngre zërin tërë kërshëllik sikur i ka të punësuar, se i ka nën pushtetin e vet. Duhet ribërë jo thjesht harta, duhet ribërë është vetë qeverisja vendore me të gjitha kompetencat që i takojnë, me gamën e gjerë të shërbimeve, kompetencat politike që duhet të ketë këshilli i bashkisë. Pushteti është larguar bashkitë e mëdha i kanë hyrë në hise zonave rurale”, tha Bejko.