Franca: Po punojmë për negociatat, por Bullgaria...

21 June 2022, 17:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Franca: Po punojmë për negociatat, por Bullgaria...
Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenca franceze e Bashkimit Europian nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të caktuar një datë për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, megjithëse Bullgaria nuk ka hequr dorë gjithashtu nga vetoja e saj ndaj Shkupit.

“Shumë shtete anëtare kanë kujtuar, se kuadri i negociatave nuk është vendi për të zgjidhur të gjitha problemet bilaterale. Kjo duhet të bëhet përmes një shënjestrimi. Është pikërisht për këtë shënjestrim që po punojmë, duke marrë parasysh kriteret e ekuilibrit dhe barazisë. Kemi një problem ekuilibri aktualisht. Interesi i përgjithshëm është që të hapen negociatat dhe ne po punojmë duke respektuar të dyja palët. Ky është dhe vullneti i qeverisë bullgare për herë të parë pas shumë kohësh, por ndodhemi para një episodi të politikës së brendshme që nuk më takon të komentoj”, tha ministri francez, Clément Baune.

Sipas kësaj deklarate të Baune, Bullgaria ka qenë dakord me propozimin francez për të hequr veton ndaj negociatave, por për shkak të zhvillimeve të fundit në qeverinë e re, e cila ra, propozimi nuk u kalua.

Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar se mund të bojkotojë samitin me udhëheqësit e BE që mbahet në datat 23-24 qershor. Sipas Ramës, prania në atë samit nuk ka kuptim përsa kohë nuk do të ketë një vendimmarrje pozitive për negociatat.

 


Video