Kandidat për bashkinë e Tiranës? Pas "injorimit" nga Berisha, deputeti Këlliçi "humb" shpresat: Nuk e kam ambicie

20 June 2022, 21:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidat për bashkinë e Tiranës? Pas "injorimit" nga
Belind Këlliçi

Deputeti i PD, Belind Këlliçi shuan zërat si kandidati i mundshëm për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet që vijnë. Ndonëse ka zëra se ai është kandidati i PD-së në zgjedhjet e ardhshme, në ABC, deputeti demokrat e mohoi.

“Jo nuk jam pretendent. Nuk e kam në ambicien time. Por nuk do ta ndal betejën e time politike me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Tirana vazhdon të betonizohet”, tha ai.

Këlliçi ka paralajmëruar gjithashtu për të tjera prova gjatë ditëve në vijim lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, teksa theksoi se SPAK po hesht.

“Në vijim do të njiheni me dokumenta të papublikuara më parë për inceneratorët. SPAK po hesht. Sot nuk kemi asnjë të proceduar për Tiranën që është edhe vjedhja më e madhe”, tha deputeti. 


Video