VIDEOLAJM/ Sali Berisha injoron Belind Këlliçin, deputeti i PD “qahet” te Lela

20 June 2022, 20:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEOLAJM/ Sali Berisha injoron Belind Këlliçin, deputeti i PD
Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha ka injoruar ditën e sotme, deputetin demokrat Belind Këlliçi në nisje të takimit të mbajtur pasdite për hartën e re gjyqësore.

Këlliçi ndodhej në hyrje të sallës teksa u mat të shkëmbente një përshëndetje me ish kryeministrin por ky i fundit i kaloi përballë dhe nuk denjoi t’i japë as dorën.

Kjo ka ngritur dyshime për krisje të marrëdhënieve mes tyre. Javët e fundit Këlliçi është përfshirë në një përplasje në distancë me aktivisten Evi Kokalari, e cila është edhe një prej njerëzve të afërt të Sali Berishes.

Deputeti i ndjerë në siklet është kthyer nga drejtuesi i zyrës së shtypit të PD-së, Alfred Lelës, i cili ishte duke qeshur me situatën.


Video