'Shqiptarët me fat që e kanë', Kryeministri spanjoll për Ramën: Një nga politikanët më të shkëlqyer

1 August 2022, 11:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Shqiptarët me fat që e kanë', Kryeministri spanjoll
Pedro Sánche

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánche ndodhet në Tiranë, ku po mban një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Fjalën ai e nisi me disa lëvdata për kryeministrin Rama, teksa tha se shqiptarët janë me fat që e kanë.

“Në radhë të parë doja që të falenderoja qeverinë shqiptare për mikëpritjen që na rezervuan përgjatë kësaj vizite. Me zotin Rama, që është një nga politikanët më të shkëlqyer, për të gjitha angazhimet e tij europiane, dhe platformën me të cilën ai vepron dhe bën politikë. Shqiptarët janë me fat që e kanë zotin Rama.

Lufta në Ukrainë na ka dhënë shumë probleme dhe shqetësime, po bashkimi Europian do të qëndrojë në të njëjta vlera. Duhet të japim një mesazh të qartë për rëndësinë që ka integrimi i Ballkanit Perëndimor” tha ai ndër të tjera.


Video