Kryeministri spanjoll vjen sot në Tiranë (agjenda)

1 August 2022, 07:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri spanjoll vjen sot në Tiranë (agjenda)
Edi Rama dhe Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ditën e sotme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ceremonia  pritëse e Pedro Sanchez  do të  zhvillohet orën 08:45 jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa në orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.

Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ajo që vihet re është se Sanchez ka zgjedhur mos të vizitojë Kosovën.

Turneu parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.

Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.


Video