“Vuçiç kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon”, reagon politika shqiptare për tensionet në veri të Kosovës

31 July 2022, 22:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Vuçiç kërcënim për paqen dhe stabilitetin
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka sjellë reagime në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e Presidentit Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës lidhur me përdorimin e targave të automjeteve.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Berisha shprehet se Vuçiç ka kërcënuar vendet perëndimore  duke iu kërkuar të mos e mbështesin nëse nuk duan konflikte në Kosovë.

Berisha shkruan se Vuçiç është kërcënim për rajonin dhe një faktor që kërcënon stabilitetin. Duke e cilësuar Putin i vogël në Ballkan, kryedemokrati paralajmëron Presidentin serb se duhet të tërhiqet nga kërcënimet, pasi sipas tij e pret i njëjti fat si ish-presidenti Millosheviç.

Po kështu ka reaguar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar ashpër sulmin ndaj forcave të sigurisë së Kosovës në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se mbështet integritetin territorial të Kosovës, ndërsa bën thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi në veri të Kosovës.

Sipas tij vendosja e reciproritetit është e drejtë e çdo shteti sovran.

 


Video