Shfaqja e makinave retro në aksin e ri Thumanë – Kashar, Rama: Kartëvizita evropiane e Korridorit Blu të Shqipërisë!

1 July 2024, 08:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shfaqja e makinave retro në aksin e ri Thumanë – Kashar, Rama:

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mëngjes një video nga parada e makinave retro në aksin Thumanë – Kashar, që u inaugurua një ditë më parë.

“Mirëmëngjes dhe rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë – Kashar, kartvizita europiane e KORRIDORIT BLU të Shqipërisë 2030”, shkruan kryeministri.

Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, u hap të dielën.

Ky aks i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që brenda pak javëve rihapet gara për segmentin, Milot – Balldren.


Video