Pamjet / Hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar, e inagurojnë makinat "retro"

30 June 2024, 20:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet / Hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar, e inagurojnë
Hapja për qarkullim e aksit Thumanë-Kashar

Është hapur sot për qarkullim aksi Thumanë-Kashar, segment i Korridorit Blu.

I pranishëm ka qenë kryeministri Edi Rama me ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro.

Rama ka thënë se projekti do të vijojë për ndërtimin e plotë të Korridorit Blu, ndërsa për Rrugën e Arbrit, ai tha se nuk do të jetë me pagesë.

Janë 21 kilometra rrugë që i kanë kushtuar xhepave të taksapaguesve shqiptarë mbi 220 milionë euro. E megjithatë do të duhe të paguani një tarifë për të kaluar, në pamundësi të një rruge alternative pa pagesë.

Për 21 kilometra rrugë, shqiptarët, por edhe të huajt që zgjedhin këtë rrugë për të udhëtuar, do të paguajnë jo më pak se 2.1 euro.



Video