Sekretariati i Etikës me "dorë të rëndë", përjashton me 40 ditë deri në 2 muaj 24 depuetët e PD-së

2 Tetor 2024, 18:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Djegia e karrigeve nga deputetët e PD-së

Pas tre orësh mbledhje të Sekretariatit të Etikës në Kuvend, është marrë vendimi për përjasjtimin e deputetëve Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati nga seancat plenare për 60 ditë.

Ndërsa deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë. Ndërkohë për pjesën tjetër, 20 deputetë, u mor vendimi për përjashtim 40 ditor nga seancat.

Vendimi u mor pasi u shqyrtuan pamjet e kamerave të incidentit të ndodhur në seancën e fundit parlamentare, ku deputetët e PD-së dogjën karriget si dhe tentuan të qëllonin kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Edhe mbledhja e sotme e Sekretariatit të Etikës është zhvilluar mes debateve të forta duke çuar në ndërprerjen e saj disa herë.

Lista e deputetëve të përjashtuar:

1.Gazment Bardhi
2.Flamur Noka
3.Bledion Nallbati
4.Edi Paloka
5.Saimir Korreshi
6.Lefter Gështenja
7.Luan Baçi
8.Agron Gjekmarkaj
9.Dhurata Çupi
10.Xhelal Mziu
11.Ina Zhupa
12.Zheni Gjergji
13.Helidon Bushati
14.Lindita Metaliaj
15.Ramadan Lika
16.Asllan Dogjani
17.Qani Xhafa
18.Flamur Hoxha
19.Isuf Çela
20.Kastriot Piroli
21.Lodovik Hasani
22.Kasem Mahmutaj
23.Edmond Spaho
24.Dashnor Sula

Vendimi i plotë:

 

Video