Skema e mashtrimit me mikrokreditë nxorri në pah ankandet fiktiv...
4 Tetor, 19:29Fokus
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë në datën 10 tetor.
Më datë 10, Erdogan do të jetë në Tiranë, ndërsa më datë 11 tetor ka planifikuar vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Vizita e Erdogan në Shqipëri ishte planifikuar qysh më herët, ndërsa autoritetet kanë filluar të marrin masat për ruajtjen e sigurisë. Nuk ka ende detaje të axhendës së tij për vizitën zyrtare në Tiranë.
Po ashtu bëhet me dije se për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka nisur një inkursion tokësor në Liban dhe një sulm me raketa nga Irani ndodhi mbrëmjen e djeshme, agjenda e Erdogan mund të ketë ndryshime të minutave të fundit.