Deputeti demokrat Ervin Salianji i ka kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha që të ndalë sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara.
“Secili prej jush është në të drejtën e vet për sa kohe flet në cilësi personale dhe jo në emër të grupit, por zoti Berisha duhet të ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara. Problemet ja kemi shkaktuar njeri-tjetrit, nuk mund të shpallim fajtorë ambasadorët për gabimet e dikujt. Na ka ndarë jo mbështetja ndaj një personi, por mbështetja që i kemi dhënë siglës dhe puna për demokratët”, deklaroi Salianji gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD.
Mbledhja është shoqëruar me debate të shumta mes mbështetësve të Komisionit të Rithemelimit dhe pjesës së PD që mbështet Lulzim Bashën.