Sali Berisha kërkon revokimin e masës së sigurisë, shtyhet seanca në GjKKO

2 April 2024, 09:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha kërkon revokimin e masës së sigurisë, shtyhet
Sali Berisha nga shtëpia dhe avokati Gjokutaj para GJKKO-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë kërkesë të re në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë. Berisha kërkohen heqjen e masës arrest në shtëpi.

Megjithatë seanca e caktuar për mëngjesin e sotëm është shtyrë, pasi munguan prokurorët. 

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.


Video