Berisha kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës

31 March 2024, 17:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën e
Sali Berisha

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill për zhvillimin e seancës gjyqësore për kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”.

Në orën 13:30 të kësaj date, një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj do të shqyrtojë në Dhomë Këshillimi rekursin e bërë nga ish-kryeministri.

Në Gjykatën e Lartë, Berisha kërkon shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij në “arrest në shtëpi”.

Ish-kryeministri nën hetim për “korrupsion”, qëndron në këtë masë prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e tij për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në funksion të mandatit të tij të deputetit.


Video