Rritja ekonomike e Ballkanit Perëndimor, Rama takon në Mynih Johannes Hahn

16 February 2024, 17:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rritja ekonomike e Ballkanit Perëndimor, Rama takon në Mynih Johannes
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me zv.presidentin e KE, Johannes Hahn

Kryeministri Edi Rama është takuar në Mynih me zëvendës presidentin e Komisionit Europian, Johannes Hahn.

Rama ndodhet në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë, një event që do të mbledhë liderat nga mbarë bota.

Pamjet e takimit me Hahn, Rama i ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Mynih - Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.


Video