Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, reagoi në rrjetet sociale pas përfundimit të vizitës së tij në Tiranë.
“Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si @FulbrightProgram janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit e shkëmbimeve shqiptare, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë”, shkruan Blinken lidhur me memorandumin e bashkëpunimit që është firmosur në Shqipëri për shkëmbimet akademike.
Our people are our greatest strength and exchange programs like @FulbrightPrgrm are an investment in addressing our toughest global challenges. Today, I got to meet with Albanian exchange alumni who are working to build a more democratic, peaceful, and prosperous world. pic.twitter.com/2WZGKJQCMz
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024