Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken ka shprehur mbështetjen e SHBA ndaj sistemit të ri të drejtësisë në vend, duke thënë se institucionet e reja kanë nisur të japin rezultate.
Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Blinken tha se SHBA do të vijojë të mbështesë institucionet e reja të drejtësisë.
Blinken zbuloi diskutimet me kryeministrin Rama, nga situata në rajonin e Ballkanit Perëndimr, deri te lufta kundër dezinformimit, investimet amerikane në SHBA dhe forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
“Ju jeni me ne, ne jemi me ju”, e mbylli fjalën e tij Blinken.
“Kemi filluar të shikojmë rezultatet e reformës në drejtësi. Është e rëndësishme të shohim që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim sistemet e reja të drejtësisë. Gjithashtu lufta kundër dezinformimit, ka një konkurrence të madhe informacioni, një luftë mund ta quajmë informative.
Diskutuam edhe për investimet, janë 3-fishuar që nga 2019, investimet e SHBA në Shqipëri, dhe do të vahzdojnë, ne shohim se si ka potencial për diversifikimin e energjisë. Programet e shkëmbimit i bëjnë lidhjet tona më të forta, Fullbright, do të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë në SHBA. Ju jeni me ne, dhe ne jemi me ju. Kjo ka qenë e vërtetë tre dekada më parë dhe mbetet edhe sot”, u shpreh Blinken.