Rënia e Presidentit sirian, Berisha: Diktator dhe kukull e Putinit!

9 December 2024, 09:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rënia e Presidentit sirian, Berisha: Diktator dhe kukull e Putinit!
Bashar al-Assad/ Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar rrëzimin nga pushteti të presidentit sirian, Bashar al-Assad, i cili është larguar nga Damasku dhe ka përfituar azil politik në Rusi bashkë me familjen e tij.

“Dinastia Assad u përmbys”, shkruan Berisha në reagimin e tij, ndërsa e ka cilësuar atë si një diktator gjakatar dhe kukull të presidentit rus, Vladimir Putinit.

“Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet përmbysjen e tiranisë në Siri dhe uron që populli i Sirisë të gjejë rrugën e lirisë dhe demokracisë që meriton”, thekson Berisha.

Postimi i plotë:

Miq, Bashar al-Assad e la Damaskun, një diktator gjakatar, kukull e Putinit, u përmbys.

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet përmbysjen e tiranisë në Siri dhe uron që populli i Sirisë të gjejë rrugën e lirisë dhe demokracisë që meriton.


Video