Kandidat për kryeministër përballë Ramës? Kreu i PD-së: S’premtoj lugë të artë, por…

7 Dhjetor 2024, 14:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi virutal me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, është pyetur nëse do të kandidojë për kryeministër përballë, Edi Ramës.

Kryedemokrati u përgjigj duke thënë që kryeministrin e ardhshëm do ta përcaktojnë shqiptarët, duke shtuar se rikthimi i tij do të jetë më i suksesshmi.

Berisha u shpreh se nuk premton lugë të artë, por theksoi se do të paraqesë një program ku shqiptarët do të jenë më të mirëpaguarit në rajon.

“Se kush do të jetë kryeministër do e përcaktojnë qytetarët, Por u them shqiptarëve se rikthimi i tretë i Sali Berishës do të jetë rikthimi më i suksesshëm i tij. Do të jetë eksperienca më pozitive – gabimet e bëra. Do të jenë shqiptarët që do të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm, do u paraqes një program me të cilin ku dua ti shoh njerëzit më të mirëpaguar në rajon, jo me lugë të artë, dua të realizoj një shpërndarje ku të gëzoj sa më shumë shqiptarë nga pasuritë publike dhe fondet publike”, tha Berisha.

Video