Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Dhjetëra militantë të Partisë së Lirisë, me në krye Tedi Blushin e Erisa Xhixhon po protestojnë para SPAK. Nga qelia, Ilir Meta ka mobilizuar partinë në protesta kundër SPAK.
Në banerin kryesor që mbajnë në duar zv.Presidentja e PL-së Erisa Xhixho, Sekretari i kësaj partie Tedi Blushi e përfaqësues të tjerë shkruhet: “Jo drejtësi me regji!”. Ka edhe parulla të tjera kundër kreut të SPAK Altin Dumani.
Kësaj proteste nuk i është bashkuar aleati Sali Berisha e zyrtarë të lartë të PD.
Ndaj Metës është caktuar masa arrest me burg, në kuadër të hetimit të SPAK për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën Cez-Dia.