Erion Veliaj në Hamburg, takohet me homologun Peter Tschentscher!

6 December 2024, 11:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj në Hamburg, takohet me homologun Peter Tschentscher!
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore.

Ai është pritur në takim nga homologu Peter Tschentscher.

Gjithashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Europiane.

Gjatë ditës së sotme, Erion Veliaj do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.


Video