Ceremonia e rihapjes së Notre Dame, Edi Rama mes liderëve botërorë të ftuar nga Macron

7 Dhjetor 2024, 21:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ceremonia e rihapjes së Notre Dame

Në Paris është mbajtur mbrëmjen e së shtunës ceremonia e hapjes së katedrales Notre Dame, një prej simboleve të kryeqytetit francez.

Të pranishëm në ceremoni ishin 1500 të ftuar nga e gjithë Bota, mes të cilëve edhe Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Princin e Uellsit.

Gjithashtu në ceremoninë e zhvilluar në mjedisin e brendshëm të katedrales, për shkak të kushteve atmosferike ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Në ceremoninë hapesë ishin edhe Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti Sergio Mattarella, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti francez, Macron duke iu drejtuar të pranishmëve tha se me rindërtimin e Notre-Dame rizbuluam atë që kombet e mëdha mund të bënin: të arrinin të pamundurën.

“Për 5 vjet çdo burrë, çdo grua që punoi këtu, çdo gjest nga çdo cep i largët i botës ishte i nevojshëm”, tha Macron.

Para Francesku në mesazhin e tij, megjithëse nuk ishte pjesë e ceremonisë, tha se rilindja e kësaj Kishe të admirueshme le të jetë një shenjë profetike e ripërtëritjes së Kishës në Francë.

“Unë i ftoj të gjithë të pagëzuarit që do të hyjnë me gëzim në këtë Katedrale të ndiejnë krenarinë e ligjshme dhe të rimarrin trashëgiminë e tyre të besimit”, thuhej në mesazhin e Papa Françeskut, që u lexua nga Nunci Apostolik në Francë, Imzot Celestino Migliore.

“Ne të gjithë ende e kujtojmë zjarrin e tmerrshëm që pesë vjet më parë dëmtoi rëndë ndërtesën. Zemrat tona u fundosën duke rrezikuar të shohim të zhduket një vepër besimi dhe arkitekturë e krishterë, një dëshmitar shekullor i historisë suaj. Sot, trishtimi dhe zia i lënë vendin gëzimit, festës dhe lavdërimit të të gjithë atyre, veçanërisht zjarrfikësve, që punuan me guxim për të shpëtuar këtë monument historik nga rrënimi, për bujarinë e madhe ndërkombëtare që kontribuoi në restaurim”, thuhej në mesazhin e Papa Françesku.

Video