![](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-102-60-img-8594-825x575-1737295516.jpeg)
Marshimi i të rinjve të PD në kuadër të 8 Dhjetorit është mbyllur para selisë së Qeverisë.
Ndërkohë që u është vënë flaka tre manekinëve që kanë qenë me fytyrën e Ramës, Veliajt dhe Manastirliut, por kanë "harruar" Ministren Belinda Balluku.
Të rinjtë e FRPD mbanin pankarta në duar me mbishkrimet “Dita e rinisë, pa rini”, “Ëndrrat e djeshme, sfidat e sotme”, “Fuqia e rinisë, është fryma e demokracisë”, “Emigracioni i rinisë, vdekja e kombit”, “Na ka mbetur vetëpm dita e rinisë”, “Qeveria pasurohet, studentët varfërohen”.
Këta, bashkë me Ballukun janë nga emrat më të sulmuar nga opozita por jo vetëm.
Kjo godinë tha kreu i FRPD Besart Xhaferri, është simbol i tre epokave. Ne 45 – 90 kur burgoseshin të rinjtë në Shqipëri. 2005-2013 kur arritëm të udhëtojmë të lirë dhe 2013 – 2025 kur u dëbuan që të gjithë.
Gjithashtu, gjatë aktiviteti, Xhaferri bëri me dije se Universiteti i Tiranës iu kishte refuzuar kërkesën për ta mbajtur aktivitetin në sallën e godinës së Lirisë.
Aktiviteti në Qytet Studenti u përmbyll me fjalimin e kryedemokratit Sali Berisha, i cili kujtoi takimin e Azem Hajdarit me Ramiz Alinë dhe momentin kur ai së bashku me Besnik Mustafajn iu bashkuan studentëve.