A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Partia Demokratike ka paraqitur sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 5 bashki në vend.
Deri më tani janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje edhe Partia Socialiste, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ndërsa sot është afati i fundit për partitë politike.
Zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen më 9 nëntor në Vlorë, Mat, Berat, Cërrik dhe Tepelenë.
Ndërkohë, për Tiranën Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit, Bajram Begaj, teksa KQZ njoftoi më pas ndërprerjen e përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë bashki.