Berisha kërkon rezolutë për gjenocidin serb: Jeni bashkëautor në krim, argat të Vuçiçit

16 October 2025, 11:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha kërkon rezolutë për gjenocidin serb: Jeni
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj mazhorancës, e cila sipas tij duhet të adoptonte menjëherë rezolutën e parlamentit të Kosovës për gjenocidin serb ndaj popullsisë civile.

Sipas Berishës, mazhoranca refuzon ta bëjë këtë gjë, pasi kreu i saj është argat i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Gjatë 1998-1999 forcat serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra ndaj popullsisë së pambrojtur. Kështu u vranë 1400 fëmijë, në Likoshanë, Qiraz, Prekaz, Lybineq, Fortez, Ranzë, Shtimje, Kleckë, Bajgore etj… Ata që shkelin mbi gjakun e këtyre, nuk janë shqiptarë. Ata janë njerëz primitivë, apo kafshë. Këto shifra janë të rezolutës së parlamentit të Kosovës që ne duhet ta adoptonim menjëherë. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti. Si mund të transformoni gjakun tuaj.

Edhe ju keni njerëz që kanë rënë për atdheun. A mundet një shqiptar që të shkelmojë mbi këtë gjë. Ju e bëni këtë gjë se kreu juaj është argat i Vuçiç. Ndaj genocidit duhet të qëndroni. Vrasja e civilëve për shkaqe etnike është gjenocid”, tha Berisha.


Video