PD kërkoi mocion me debat për programin qeverisës, PS e rrëzon me 73 vota kundër

16 October 2025, 10:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD kërkoi mocion me debat për programin qeverisës, PS e
Tomor Alizoti

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti kërkoi në Kuvend rikthimin e seancës së parë parlamentare për të diskutuar programin e qeverisë. Kjo kërkesë u rrëzua në Kuvend me 73 vota kundër.

Alizoti u shpreh se debati është shtylla kryesore e demokracisë dhe Kuvendit dhe se diskutimi i programit qeverisës është nevojë dhe për qytetarët e Shqipërisë.

“Debati është pika më kryesore që është në interesin madhor të qeverisë. Ejani të diskutojmë është i rëndësishëm dhe për ato që na shohin. E kam lexuar programin dhe kam parë shumë pak fjalë për shpopullimin dhe aspak për Kosovën.

Demokracia jeton nga debati. Riktheni seancën e parë që është shtylla e parlamentit shqiptar. Dëgjojeni dhe kritikën tonë dhe po të jetë e pavend. Jemi pranë BE-së por shumë larg praktikimit të demokracisë. Nuk mund të mbyllet seancën parlamentare për reagime emocionale. Nuk mund ta mbyllni seancën se u mërzitët ju apo lideri juaj. Kritika e zhvillon parlamentin”, tha Alizoti.


Video