Begaj kërkesë Kushtetueses: Rrëzoni kërkesën e Veliajt dhe urdhëroni KQZ-në të shpallë zgjedhjet në Tiranë

15 October 2025, 17:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Begaj kërkesë Kushtetueses: Rrëzoni kërkesën e Veliajt
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, argumentet e tij lidhur me dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ai caktoi datën 9 nëntor.

Begaj kërkon që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për dekretin e tij si dhe të heqë pezullimin për zgjedhjet në Tiranë.

Gjithashtu, kreu i shtetit argumenton se duhet rrëzuar ankimi i ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, si i pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës.

Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese:

Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;

Të vendosë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 heqjen e pezullimit për dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës;

Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.


Video