“E quajtën të paburrë”/ Balla TALLET me kërkesën e PD-së për SHKARKIMIN e Begajt: Më thanë që e kanë për Pëllumb Pilincin!

15 Tetor 2025, 13:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar se do të rrëzojë kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Për gazetarët, Balla tha se Presidenti Bajram Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet.

Balla tha se shkeljen e Kushtetutës e vërteton vetëm Gjykata Kushtetuese.

Presidenti i Republikës, nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do shkarkohet, madje nuk do ngrihet…në vlerësimin tim presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. Më thanë që kanë bërë kërkesë gati për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinci”, tha Balla.


Video