"Kryeministri Rama ku është?", Korreshi pyet socialistët: Mos ka filluar punë të dytë infermier mbas Bajramit!

16 October 2025, 12:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kryeministri Rama ku është?", Korreshi pyet
Saimir Korreshi

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar gjatë seancës së sotme parlamentare duke ngritur pikëpyetje se përse kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në Kuvend.

“Kryeministri ku është, mos ka filluar punë të dytë infermier mbas Bajramit”, deklaroi deputeti demokrat, referuar akuzave se Presidenti Bajram Begaj ishte i punësuar në një klinikë private.

“Marr shkas nga fjalimi mallëngjyes i ministrit që na e bëri Skënderbe kryeministrin, por edhe kreut të Grupit të PS-së, kryeministri ku është, mos ka filluar punë të dytë infermier mbas Bajramit, dhe e dyta ti ktheje përgjigje kryeministrit të Kosovës për qëndrimet ndaj gjykatës speciale të Hagës që ka mbajtur se po e pyet ai andej”, tha ai.


Video