REFORMA Zgjedhore/ Basha i falenderoi, delegacioni i BE dhe SHBA-s e nxjerrin blof: S'kemi ndërmjetësuar!

16 January 2024, 12:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
REFORMA Zgjedhore/ Basha i falenderoi, delegacioni i BE dhe SHBA-s e nxjerrin
Lulzim Basha

Delegacioni i BE në Tiranë dhe Ambasada Amerrikane kanë hedhur poshtë deklaratat e bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Lulzim Bashës, ndërkombëtarët janë përfshirë në ndërmjetësin mes palëve për të bindur PS, që të arrijë dakortësinë për Reformën Zgjedhore.

Delegacioni i BE dhe ambasada Amerikane shprehen se nuk kanë ndërmjetësuar për Reformën Zgjedhore.

Reagimi i BE

“Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve’, thuhet në reagim.

Reagimi i ambasadës së SHBA-s

Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi.

Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim, shprehet ambasada e SHBA.

Deklarata e Lulzim Bashës

Kreu i PD, një ditë më parë (15 janar) në një prononcim për mediat, është shprehur se PD “në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”.

“Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, deklararoi Basha.


Video