Ramush Haradinaj "paqtohet" me kryeministrin Rama në Tiranë (Foto)

5 April 2022, 15:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ramush Haradinaj "paqtohet" me kryeministrin Rama në Tiranë
Kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme,  me ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.  Lajmin e ka bërë të ditur ish kryeministri Haradinaj me anë të një postimi në facebook.

Haradina j shkruan se: “bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë - Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë”.

Kujtojmë se marrëdhënia midis kryeministrit Rama dhe Ramush Haradinaj ka qenë e tensionuar dhe me akuza të ashpra. Aq sa Rama mori vendimin ta çonte në gjyq Haradinaj për shpifje por u tërhoq nga padia.

Postimi i Haradinaj:

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.

Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë - Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.

Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale.


Video