Ambasadorja Yuri Kim njeh Alibeajn si kryetar në detyrë të PD

5 April 2022, 12:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorja Yuri Kim njeh Alibeajn si kryetar në detyrë të PD
Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në Twitter në lidhje me atë që u diskutua.

Ambasadorja Kim e quan Alibeajn kryetar të komanduar të PD-së dhe shkruan se kanë diskutuar për një mori çështjesh.

"Diskutim shumë i mirë sot me drejtuesin e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhëniet speciale me PD që na lindja e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe shpresojmë se vetëm do të forcohet. SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa", shkruan Kim në Twitter.


Video