"Nuk kam vdekur..."/ Rama tallet keq me Bashën: Mos e prish gjumin, të marrshin të keqen!

27 January 2025, 16:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nuk kam vdekur..."/ Rama tallet keq me Bashën: Mos e prish
Rama dhe Basha

Lulzim Basha ka reaguar sot pas përhapjes së një lajmi të rremë që pretendonte se ai kishte humbur jetën në një aksident automobilistik. Basha ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se është gjallë dhe mirë.

“Ndoshta disa do të trishtohen, por, ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”, ishte reagimi i Bashës.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka bërë një koment epik lidhur me reagimin e Bashës.

“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen❤️”, shkruan Rama me ironi në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Video