Rama reagon me ironi për përmbytjet: Çudi e madhe që s’po më fajësojnë ende mua për situatën në Europë

7 Janar 2026, 10:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale lidhur me situatën e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të rajonit dhe Europës.

Në një postim, Rama shkruan se nuk e kupton pse ende nuk po fajësohet ai, qeveria apo Bashkia e Durrësit edhe për reshjet e forta që kanë goditur Italinë, Greqinë, Malin e Zi dhe Kroacinë.

"Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf", shkruan Rama.

Rama reagon me ironi për përmbytjet: Çudi e madhe që

 


Video