Edi Rama në Madrid, zbulon qëllimin e takimit me Presidentin e Realit

4 October 2025, 22:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama në Madrid, zbulon qëllimin e takimit me Presidentin e Realit
Edi Rama me Florentino Perez

Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri ka ndarë pamje nga takimi i tij me Perez, teksa shfaqet në foto dhe me një fanellë me emrin e tij, “Edi Rama”.

Krahas fotove, Rama shkruan se ata folën për sjelljen në Shqipëri të një shkolle futbolli dhe për Universitetin e Sporteve.

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll”, shkruan Rama në rrjete sociale.

 

 

 


Video